Shkelën “Shengenin”, riatdhesohen 49 shtetas shqiptarë

24/03/2015 00:00

49 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në zonën “Shengen”, janë riatdhesuar përmes një fluturimi të posaçëm nga Franca.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga policia shqiptare, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese franceze.

Në bordin e avionit ishte edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve të riatdhesuar.

Nga shtetasit e riatdhesuar, 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia.

Të gjithë shtetasit e kthyer janë penalizuar. Për tre vjet ata nuk do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës “Shengen”.

Top Channel