F1, Hamilton mund të rinovojë me Mercedesin para garës në Sepang

24/03/2015 00:00

Rinovimi i kontratës së Lewis Hamilton me Mercedesin mund të realizohet që këtë javë. “Gjithçka është në dorë të avokatit dhe shpresoj që të firmos para kësaj fundjave. Do të ishte e mrekullueshme”, tha piloti britanik për ‘Sky Sports’.

Gjithsesi, kampioni në fuqi i Formulës 1 nuk do të shqetësohej nëse rinovimi do të shtyhej: “Nëse nuk firmos këtë javë, do të firmos më vonë. Gjithçka ka kohën e saj.”

Kontrata aktuale e Hamiltonit skadon në fund të këtij viti, që është i treti për të me Mercedesin.

30-vjeçari këtë të dielë do të kërkojë në Sepang të Malajzisë fitoren e dytë sezonale, pas asaj që arriti në Çmimin e Madh të Australisë.

Top Channel