Rreth orës 21 të mbrëmjes së të dielës, në hyrje të fshatit Lazarat, mbi vendin e quajtur Pularia, te dera e lokalit të shtetasit me inicialet A.T. është hedhur nga jashtë portës në oborr, një sasi lënde plasëse eksploziv me fitil të ndezur.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë thyer xhamat e lokalit dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vetëm një natë më parë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e jashtme të banesës së babait të kryetarit të PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Në një deklaratë për mediat, Bejko e ka cilësuar aktin si politik, që bëhet për të trembur banorët e Lazaratit.
Top Channel