Kampionati i Fluturimeve të Lira, mbyllet faza e katërt në Gjirokastër

22/03/2015 00:00

Kampionati mbarëkombëtar i Fluturimeve të Lira ka grumbulluar në Gjirokastër disa dhjetëra sportistë të aeronautikës dhe dashamirës të “paraglide” nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Kjo ishte faza e katërt e kampionatit të Fluturimeve që do të zhvillohet në 7 faza.

Në një mot të shkëlqyer për fluturime pilotët kanë nisur garën e Gjirokastra 2015 nga kodrat përballë qytetit për të realizuar ulje me precizion në luginë.

Pjesë të caktuara të garës janë iniciuar nga Lugina e Çajupit, ndërsa i gjithë itinerari ka mundësuar edhe zbulimin e shtigjeve këmbësore të “hiking”.

Pikët e grumbulluara po i shtohen klasifikimit të etapave të mëparshme, ndërsa  organizatorët e kampionatit nivel mbarëkombëtar ndihen optimistë dhe e shohin eventin si frymëmarrje për sportin, turizmin dhe promocionin ndërkombëtar të resurseve shqiptare.

Risia e këtij viti duket se përveç larmisë së mjediseve nga ku fluturohet është dhe pjesëmarrja e më shumë piloteve femra.

Top Channel