Dëmtimi i rrugës në Llogora, çdo vit shembje të reja

22/03/2015 00:00

Rruga nacionale Vlorë-Llogora po dëmtohet çdo vit gjithnjë e më shumë nga shembjet.

Janë tre pjesë të kësaj rruge që kanë pësuar dëmtime serioze duke e bërë të rrezikshëm kalimin për mjetet që lëvizin aty, por më e rrezikshme situata është gjatë sezonit veror, kur në këtë aks kalojnë deri në 4 mijë mjete në ditë.

“Një njeri që nuk e di rrugën ka shumë probleme”, shprehen shoferët.

Në terren, kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, ka pranuar problematikën dhe ka kërkuar zgjidhje.

“Jemi në kontakt me Autoritetin e Rrugëve. Do të bisedojmë dhe do të shohim se çfarë mund të bëhet për këtë pjesë rruge”, thotë zoti Danaj.

Kjo rrugë është e preferuar veçanërisht nga turistët e huaj për shkak të bukurive natyrore që po bëhen gjithmonë e më pak të aksesueshme nga dëmtimet serioze në shtratin e saj.

Top Channel