Shorti i çerekfinaleve të Champions League

20/03/2015 00:00

Sot, në orën 12:00, do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions League. Spanja do të ketë më shumë përfaqësues se vendet e tjera, plot 3 (Real, Atletico dhe Barcelona), Franca do të ketë 2 (PSG dhe Monaco), ndërsa Gjermania, Portugalia dhe Italia do të përfaqësohen vetëm nga një ekip, përkatësisht Bayern Munchen, Porto dhe Juventus.

Nga këto 8 skuadra do të dalin 4 çifte që premtojnë spektakël dhe emocione. E reja e këtij sezoni është se shorti do të jetë pa asnjë kushtëzim. Pra, mund të ndeshen dy skuadra nga i njëjti shtet, dy skuadra që kanë qenë bashkë në grup ose dy skuadra që kanë qenë koka grupi.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 14-15 prill, ndërsa ato të kthimit në datat 12-22 prill.

Për gjysmëfinalet do të hidhet një tjetër short në datën 24 prill.

Top Channel