Rama: Park besimi në Tiranë, kushtuar bashkëjetesës fetare

20/03/2015 00:00

Në Simpoziumin e organizuar këtë të premte me temë “Roli i
bektashinjve”, Kryeministri Edi Rama njoftoi për ndërtimin e një parku
të besimit në kryeqytet, kushtuar bashkëjetesës fetare, ku do të mbillen
të gjitha lulet e bimët e përmendura në librat e shenjtë.

“Mu duk me vend dita për t’u përcjellë idenë e ndërtimit në Tiranë të një parku të besimit. Një hapësirë publike e gjelbër e mbjellë me të gjitha lulet dhe bimët që përmenden në Kuran dhe Bibël. Në këtë park kushtuar bashkëjetesës, fëmijët, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera dhe vizitorët e huaj, do të mund të gjejnë jo vetëm të gjitha krijesat e gjelbra të këtyre librave të shenjtë, por edhe imazhet që u bëjnë jehonë”, tha Rama.

Duke e konsideruar tolerancën fetare në vend, si një fakt për t’u përshëndetur më përulje, Rama theksoi se bektashizmi është çelës i artë i bashkëjetesës fetare
 

Top Channel