Turizmi, Shqipëria në rrjetet skandinave. Rama: Lajm i mirë

19/03/2015 00:00

Shqipëria është bërë pjesë e një rrjeti agjencish turistike skandinave, që ofrojnë për vizitorët një tur me ndalesa në Berat, Krujë dhe në brigjet e Adriatikut.

Rrjeti i agjencive “Albatros” përfshin Shqipërinë në sugjerimin e një turi që nis nga Stambolli, kalon në Greqi, më pas Maqedoni e përfundon në Shqipëri.

Në përshkrimin e këtij rrjeti agjencish skandinave Shqipëria vlerësohet si vend ‘i pazbuluar’ që ka çfarë të ofrojë si sa i përket bukurive natyrore, ashtu edhe trashëgimisë kulturore.

Kjo përfshirje është përshëndetur nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

“Lajme të mira për turizmin para sezonit: Shqipëria renditet e para ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë, nga një rrjet i agjensive skandinave të turizmit”, shkruan Rama.

Top Channel