Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Për të eliminuar aksidentet rrugore në një zonë të papërfunduar, në
segmentin rrugor nga “Komuna e Parisit” deri tek rruga e re
Tiranë-Elbasan, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar kërkesën e
pjesshme të Sipërmarrësit dhe Mbikëqyrësit të punimeve për një devijim
të përkohshëm të trafikut në këtë segment, deri në marrjen e masave
shtesë të sigurisë dhe sinjalistikës.
ARRSH bëri të ditur sot se, kërkesat e vazhdueshme për mbylljen e gjithë trafikut në gjatësinë e plotë të këtij segmenti (“Komuna e Parisit”-Rruga e Re Tiranë-Elbasan) duke nisur nga Mbikalimi i Saukut deri në rrugën “Komuna e Parisit” u morën parasysh. Ndaj, u vendos për mbyllje të pjesshme të qarkullimit të automjeteve vetëm në segmentin e fundit, i vlerësuar si zona më e rrezikshme.
Skema e miratuar edhe nga sektori i sinjalistikës paraqet elementët e sinjalistikës rrugore, sipas Kodit Rrugor për bllokimin e hyrjeve dhe daljeve në fillim të kantierit të punimeve, konkretisht:
-Bllokimi i hyrje/daljeve në kantier në CS7 në rrugën “Komuna e Parisit” (segmenti ku bëhet lidhja e këtij objekti me objektin tjetër “Ndërtim Unaza e Re e Tiranës” si dhe me segmentin “Komuna e Parisit”-Shkolla Teknologjike”), e konsideruar si zonë e rrezikshme për aksidente të mundshme;
-Bllokimi i hyrje/daljeve në kantier tek rrethrrotullimi i nënkalimit (pranë digës së Liqenit Artificial);
-Devijim i trafikut në rrugën Elbasan-Tiranë, tek dalja e nënkalimit (pranë digës së Liqenit Artificial).
Top Channel