Nafta, “beteja” shqiptaro-greke. Mbivendosje e zonave të kërkimit në detin Jon

19/03/2015 00:00

Megjithëse  Shqipëria ka ambicie për të zhvilluar zonat naftëmbajtëse të reja e veçanërisht edhe në det, gjërat nuk duken kaq të lehta.

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama tha se janë 13 blloqe të lira për kërkime nafte dhe gazi në tokë edhe në det. Mes tyre është blloku ‘Joni 5’ , ku zona naftëmbajtëse përkon me pjesën më të madhe në detin Jon, në jug të vendit në kufi me Greqinë. Harta e risjell edhe njëherë në axhendën e ditës së qeverisë shqiptare ka ekzistuara prej kohësh, por prej kohësh është përcjellë nga njëra qeveri në tjetrën.

“Harta e kompletuar tërësisht mund të datojë rreth vitit 1988, sepse diku nga viti 1985 apo 1986 është krijuar një drejtori e posaçme e hidrokarbureve që do të merrej me negocimin e këtyre kontratave koncesionare për naftën dhe gazin, të cilat mbeten të veçanta në të gjithë botën. Kjo hartë është bërë publike që në atë kohë, duke respektuar kufijtë ujorë të Shqipërisë”, ka thënë më 28 prill të vitit 2010 ish-zëvendësministri i Energjisë, Pajtim Bello.

Megjithëse, që prej vitit 1988 kaluan shumë kohë, u duk se kërkimet po merrnin udhë, rreth 8 vjet më parë, kur qeveria shqiptare e asaj kohe arriti të kishte edhe një marrëveshje paraprake me një kompani të huaj dhe pritej që të nisnin edhe kërkimet. Aq konkrete u bë kjo nismë saqë zgjoi edhe pretendimet e palës greke, të cilët rreth dy vjet më pas iniciuan një masterplan për kërkimet e naftës në ujërat detare.

“Top Channel” ka arritur të sigurojë 13 koordinatat e sakta që kufizojnë zonën naftëmbajtëse në jug të vendit, e cila nis nga cepi i Gadishullit të Karaburunit e përfundon në skajin më jugor të Shqipërisë. Një sipërfaqe në tërësi prej 2400 kilometra  katrorë.

Edhe qeveria greke bëri publike 20 blloqet e saj, të cilat do të jepen me koncesion për kërkimin e naftës në det.

Top Channel ka siguruar po ashtu dhe koordinatat e sakta të ‘Bllokut 1’ në kufirin detar me Shqipërinë, pranë ishullit të Korfuzit. Ky bllok është  i shtrirë në një sipërfaqe prej 1801 km katrorë.

Por të dyja blloqet kanë mbivendosje në një sipërfaqe prej rreth 26 km katrorë.

Po ndërsa blloku shqiptar ndodhet brenda ujërave territoriale shqiptare, ai grek është i përcaktuar sipas pretendimit për një kufi të ri ujor me Shqipërinë, për të cilin tentoi të kishte një marrëveshje, por që u rrezua nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

Edhe pse kufiri është i përcaktuar dhe kjo nuk ka dyshime me sa duket, ky pretendim i grekeve, për kufirin po mban peng edhe kërkimet në ujërat shqiptare. Ky spostim në kohë  i kërkimeve për naftë në ujërat territoriale shqiptare, për shkak të pretendimit grek nuk është konfirmuara zyrtarisht nga autoritet shqiptare .

Por koha kur ishin parashikuar kërkimet përkon me kohen kur qeveria greke ngriti pretendimin e një kufiri të ri me Shqipërinë, i cili na çon më në thellësi të ujërave shqiptare duke e zvogëluar atë. Top Channel do të sjellë në vijim pretendimet  e kompanisë që ishte përcaktuar për të kërkuar naftë në ujërat shqiptare, për të zbardhur më shumë arsyet e këtyre vonesave.

FOTO GALERI
4/4
Mbivendosja e zonave naftëmbajtëse mbi detin Jon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA