Fushë Krujë, tjetër alarm fals për bombë

19/03/2015 00:00

Ka rezultuar fals, alarmi për bombë në qytetin e Fushë Krujës. Rreth orës 20:25 të ditës së enjte, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Krujë, përmes një telefonate të një qytetari është marrë një sinjalizim për bombë në hyrje të Fushë Krujës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar një çantë sportive të mbështjellë me shirit të bardhë, brenda së cilës dyshohej të kishte një pako me lëndë eksplozive.

Çanta është lënë në afërsi të vendit të njohur me emrin “Ura e Lumit Zezë”. Njësia antieksploziv, që mbërriti në vendin e ngjarjes, ka kryer shpërthim të kontrolluar duke konstatuar se, brenda çantës së dyshimte që alarmoi policinë dhe banorët e zonës nuk kishte lëndë plasëse.

Pas kësaj, policia ka nisur menjëherë veprimet proceduriale për të gjetur personin që braktisi çantën, duke përhapur panik në zonë dhe duke angazhuar forca të shumta policie.

Top Channel