Shkodër, policia zbulon serrë me hashash

18/03/2015 00:00

Në zonat malore të Shkodrës ka rinisur tentativa për të kultivuar hashash.

Policia ka gjetur në fshatin Mazrek-Gur i Zi një serrë të vogël me përmasa 1.2 dhe 2.4 metra e me lartësi 35 centimetra, ku ndodheshin të kultivuar 1068 kubikë të mbjellë me bimë hashashi, me një lartësi 5 deri 7 centimetër.

Pas rritjes në serrë, rrënjët e hashashit do të vendoseshin në parcela për t’u rritur. Vitin e kaluar, kjo zonë ishte një nga zonat më problematike për kultivimin e hashashit.

Për disa vite me radhë, policia është kundërshtuar edhe me armë në këtë zonë.

Top Channel