Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin
Në segmentin rrugor Kukës-Fushë Dukagjin të Rrugës së Kombit, rrëshkitja e dherave ka bllokuar një korsi.
Kompania mirëmbajtëse e rrugës ka bërë largimin e këtyre dherave, mirëpo shkarja ka qenë e madhe nga skrapata anësore e malit, çka mund të sjellë një tjetër rrëshkitje dherash, duke qenë se zona është e paqëndrueshme.
Kjo rrëshkitje masive ka ndodhur në zonën e Myq-Mamzit, të komunës Kolsh, vend në të cilin ka patur rrëshkitje edhe herë të tjera.
Madje, vetëm pak kohë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve pati ndërhyrë për këtë masiv të skrapatës anësore, ku përdori rreth 35 milionë lekë për të evituar rënien e dherave.
Top Channel