Angli, pranga grupit shqiptar të shpërndarjes së drogës

17/03/2015 00:00

Dhjetë shqiptarë janë arrestuar në përfundim të një operacioni të
policisë britanike kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve
narkotike dhe falsifikimit të dokumentave.

Besohet se shqiptarët ishin pjesë dhe drejtues të një grupi kriminal prej 13 personash që ushtronte aktivitetin në qytetin e Mançesterit.

Të arrestuarit janë Thanas Troka, Gentjan Baro, Mevlan Gjeta, Fatjon Biraj, Orseta Kraja, Edrion Lazi, Edvin Dervishi, Nehat Elshani, Elton Kalemi dhe Shkëmbi Doci.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, autoritetet britanike gjetën një sasi kokaine me një vlerë prej 120 mijë paund në treg, dy armë zjarri, municione dhe një silenciator.  

Top Channel