Sarandë, dy të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni

15/03/2015 00:00

Dy persona kanë përfunduar në pranga, pas një aksioni të policisë gjatë orëve të para të së dielës në qytetin e Sarandës.

Të arrestuarit janë Olsi Muçodede dhe A. Hide, respektivisht tutori dhe personi që po kryente marrëdhënie seksuale në momentin e arrestimit, teksa i pari rezulton edhe bashkëjetuesi i 24-vjeçares me inicialet B.Gj.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “shfrytëzim prostitucioni”.

Top Channel