Andi Lila shënon në Serinë A dhe feston me ‘shqiponjë’

15/03/2015 00:00

Në ndeshjen e parë të tijën si titullarë tek Parma, mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Andi Lila ka arritur të lë shenjë e të ngulitet menjëherë në mendjen e tifozëve dhe jo vetëm të kësaj skuadre dhe të Serisë A.

Goli i barazimit të përkohshëm të Parmës me Sasuolon i jep një shtysë më të madhe Donadonit për ta mbajtur të fiksuar si lojtarë formacioni Lilën, i cili bëri një paraqitje vërtet shumë të mirë në takimin e kësaj jave.

Për mbrojtësin shqiptar aventura nuk filloi mirë pasi u dëmtuar në ndeshjen e kupës e qëndroi gati dy muaj jashtë, por forma e Andi Lilës mbetet për t’u admiruar.

Për të ardhur keq ndërkohë për Parëm që nuk i shërbeu ky gol pasi u mundën me rezultatin 4-1.

Ndërkohë Napoli është mundur nga Verona me rezultatin 2-0. Toni është ai që ka befasuar dy herë mbrojtjen napolitane në minutën e7-të dhe të 51-ën. Një fitore e fortë dhe e merituar për Veronën e cila ngjitet në mesin e klasifikimit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel