Dita e Verës në Elbasan, mijëra vetë në festën tradicionale

14/03/2015 00:00

Aroma e luleve dhe e ëmbëlsirës tradicionale, ballokumes, është përhapur në të gjitha rrugët dhe shtëpitë e Elbasanit.

Festa e Ditës së Verës ka mbledhur qindra shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët e kanë zgjedhur Elbasanin si qytetin e festës.

Si çdo 14 mars, shfaqja e organizuar nga bashkia në sheshin “Gensher” ka nisur me karnavalet e përgatitura nga nxënësit e shkollave 9-vjeçarë, të cilët përmes veshjeve të tyre kanë përcjellë mesazhe të ndryshme sensibilizuese.

Pas festës që ka pushtuar qytetin, banorët e Elbasanit kanë shkuar të festojnë me njerëzit e dashur në shtëpitë e tyre. Por edhe restorantet në këtë ditë që simbolizon ardhjen e pranëverës kanë qenë të tejmbushura.

Natën e së premtes, në sheshin “Gensher” u zhvillua një koncert, ku kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini uroi të gjithë qytetarët. 

Top Channel