Dita e Verës, aktivitete festive edhe në Shkodër

14/03/2015 00:00

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qytetin e Shkodrës janë zhvilluar këtë të shtunë një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Verës.

Kështu, Forumi Rinor për Shkodrën, “Foundation Youth”, ka organizuar disa evente që kanë nisur me shpërndarjen e ballokumeve në pedonalen e qytetit.

Në fjalën e saj, aktivistja Keti Bazhdari është shprehur se, më shumë se kurrë, sot ka ardhur dita që rinia të thotë fjalën e saj dhe që t’i dëgjohet zëri.

Më pas aktiviteti ka vazhduar me shëtitje me varka në liqenin e Shkodrës dhe më pas me një festë të hapur me një minikoncert, valle e lojra të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe ndryshe në qytetin verior.

Top Channel