Itali, arrestohet shqiptari me 8 pako kokainë të pastër

13/03/2015 00:00

Shqiptari Renato Korra, i cili prej kohësh jetonte në Formigine të Italisë, është vënë në pranga të policisë italiane pasi u kap me lëndë narkotike.

Mediet në shtetin fqinj kanë bërë të ditur se forcat e policisë, pas kontrolleve në banesën ku jetonte Korra, 29 vjeç, kanë gjetur 8 pako me kokainë të pastër, 1400 euro dhe disa aparate celularë. Sipas policisë lënda narkotike ishte gati për t’u hedh në treg.

29-vjeçari shqiptar është arrestuar në sajë të një operacioni të gjerë të policisë italiane për goditjen e një grupi shqiptar të trafikut të drogës.

Dy ditë më parë, agjentët kanë zbatuar urdhër-arreste për 17 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas burimeve mediatike, arrestimet janë kryer në qytete të ndryshme të Italisë, si Romë, Areco, Rexho Emilia, Raguza dhe Leçe.

Megjithatë ende nuk dihet nëse Korra ishte pjesë e këtij grupi apo jo.

Top Channel