F1, Rosberg-Hamilton udhëheqin sesionin e parë të provave të lira

13/03/2015 00:00

Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton, pilotët e Mercedesit, përfunduan në vendin e parë dhe të dytë sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Formulës 1, duke nisur kështu sezonin e ri ashtu siç përfunduan të kaluarin: me dominim të plotë.

Piloti gjerman realizoi kohën e tij më të mirë 1:29:557, ndërsa britaniku u tregua vetëm 29 të mijëtat më i ngadaltë.

Në vend të tretë finlandezi Valteri Bottas (Williams) me 1:30:748, i ndjekur nga Carlos Sainz (Toro Rosso) me 1:31:014.

Në vend të pestë dhe të tetë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, pilotët e Ferrarit.

Ja rezultatet e sesionit të parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Australisë:

1. Nico Rosberg (Mercedes-Honda) 1:29.557
2. Lewis Hamilton (Mercedes-Honda) 1:29.586
3. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes) 1:30.748
4. Carlos Sainz (Toro Rosso-Renault) 1:31.014
5. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:31.029
6. Max Verstappen (Toro Rosso-Renault) 1:31.067
7. Felipe Massa (Williams-Mercedes) 1:34.188
8. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:31.310
9. Pastor Maldonado (Lotus-Mercedes) 1:31.451
10. Daniel Ricciardo (Red Bull Renault) 1:31.570
11. Daniil Kvyat (Red Bull Renault) 1:32.073
12. Sergio Pérez (Force India-Mercedes) 1:32.247
13. Nico Hülkenberg (Force India-Mercedes) 1:32.261
14. Jenson Button (McLaren-Honda) 1:34.542
15. Kevin Magnussen (McLaren-Honda) 1:34.785
16. Romain Grosjean (Lotus-Mercedes)
17. Marcus Ericsson (Sauber-Ferrari)
18. Felipe Nasr (Sauber-Ferrari)
19. Will Stevens (Manor Marussia-Ferrari)
20. Roberto Merhi (Manor Marussia-Ferrari)

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë do të zhvillohen të shtunën në orën 07:00, ndërsa gara të dielën në orën 06:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel