Zbardhet plagosja e 16-vjeçarit; dy bashkëmoshatarët po luanin me një pushkë

11/03/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e rëndë të një 16-vjeçari në fshatin Grudë e Re. Ndërkohë që është ndaluar një bashkëmoshatar i tij si autor i plagosjes.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjet një gëzhojë arme zjarri model 56. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dy armë zjarri, një automatik model 56, një armë zjarri automatike (pushkë dhjetëshe), me një gëzhojë në folenë e armës, si dhe 38 fishekë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet  hetimore ka rezultuar se, dy 16-vjeçarët A. Th. dhe K. N. po luanin me armët, tashmë të sekuestruara. Në një moment, shtetasit A. Th., në mënyrë të pavullnetshme, i është shkrepur arma duke plagosur shokun e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 16-vjeçarit autor i ngjarjes, policia zbuloi edhe pajisje të vjedhura në shkollën e fshatit Grudë, për të cilat akuzohet sërish adoleshenti A.Th.

Top Channel