Vrasja në Shkodër, policia arreston 3 persona

09/03/2015 00:00

Policia e Shkodrës njofton se arrestoi pjesëmarrësit në vrasjen e 20-vjeçares Elsa Tusha nga fshati Kaçe. Të ndaluarit janë Mirsad Aleti, vjeç 28, banues në Bërdicë, i cili akuzohet për vrasje me dashje; Paulin Ndoj, vjeç 22,  banues në fshatin Kaçe, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”; dhe Toni Toma, 31 vjeç, me të njëjtën akuzë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi më datë 7 mars, te lokal “Argenti”, në vendin e quajtur Bushat, pas një konflikti për motive të dobëta, është vrarë me armë zjarri shtetasja Elsa Tusha si dhe janë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasit Paulin Ndoj dhe Selim Aleti.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja model 56, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Toni Toma u gjetën dhe sekuestruan 80 vazo me dhe’ e sipër tyre disa llampa si dhe një sasi me fara të dyshuara si fara lënde narkotike.

Top Channel