Gramsh, autobusi përplaset me një fuoristradë, një i vdekur

09/03/2015 00:00

Përplasja e një autobusi me një fuoristradë në aksin rrugor Skënderbegas-Sulte, në rrethin e Librazhdit, ka shkaktuar vdekjen e një 55-vjeçari dhe plagosjen e 7 personave të tjerë.

Kanë shpëtuar për mrekulli rreth 40 pasagjerët që udhëtonin në autobusin me targa AA 643CK, mes të cilëve mësues e nxënës.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur 55-vjeçari Hysen Braçja, i cili udhëtonte me mjetin tip fuoristradë. Sipas policisë, ka qenë parakalimi i gabuar i fuoristradës e cila nuk ka mundur të devijojë dhe ka goditur autobusin duke e zhvendosur disa metra.

Ndërkohë, nga spitali i Gramshit mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
2/5
Përplasja në aksin rrugor Skënderbegas-Sulte

Top Channel