Aksioni për energjinë, 9 arrestime gjatë javës

08/03/2015 00:00

Policia e Shtetit ka dhënë informacion për aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike për të gjithë javën.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia bën të ditur se janë kryer 5595 kontrolle së bashku me OSHEE-në, pas të cilave janë konstatuar 23 raste vjedhjesh dhe janë arrestuar në flagrancë 9 persona.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se janë proceduar në gjendje të lirë 1 elektricist dhe 2 faturistë.

“Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur për shkëputjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme”, lexohet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Top Channel