Shkodër, gjendet në kanal trupi i pajetë i një 34-vjeçari
07/03/2015 00:00
Trupi i pajetë i një personi është gjendur në nja kanal anës rrugës Shkodër-Hani i Hotit, pak pas mesnate.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Leonard Qefalia, 34 vjeç, i cili dyshohet të jetë përplasur nga ndonjë automjet.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po vijon veprimet e para për zbardhjen e rrethanave.
Top Channel