Serie A, Milan zhgënjen në “San Siro”

07/03/2015 00:00

Milan zhgënjen sërish, këtë herë në shtëpinë e tij në “San Siro”, ku ka barazuar me 2-2- me Veronën.

Kuqezinjtë ishin në dizavantazh pasi Verona shënoi e para me një 11-metërsh në minutën e ‘18 që godit nga Luka Toni. Por brenda pjesës së parë ishte Menez i cili gjithashtu me një 11-m barazoi shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë Mexes i dha avantazhin Milanit duke përfituar nga një rrëmujë e mbrojtjes së Veronës.

Por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt mbylljes, në minutën e katërt shtesë nga 5 të akorduara, Lopez barazpeshoi gjithçka duke thelluar krizën e Milan dhe njëkohësisht duke i mundësuar skuadrës të marrë një pikë.

Top Channel