Disiplina dënon Skënderbeun me 1 ndeshje pa tifozë

06/03/2015 00:00

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar me 1 ndeshje pa tifozë klubin e Skënderbeut.

Ky ndëshkim vjen pasi në ndeshjen e javës së 25 përballë Tiranës, tifozët e ekipit korçar hodhën shishe në fushën e lojës.

Madje, në një rast u godit edhe futbollisti i Tiranës, Dorian Kërçiku, nga një kanaçe birre.
 
Në këtë mënyrë, ndeshjen e radhës brenda, atë ndaj Vllaznisë më 14 mars, Skënderbeu do e luajë pa tifozë.

Top Channel