Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Si merret një patentë pa kryer asnjë ditë kurs? Emisioni investigativ “Fiks Fare” vijoi të enjten transmetimin e fakteve mbi zinxhirin e sekserëve që të ndihmojnë për t’u pajisur me patentë pa bërë asnjë ditë kurs dhe asnjë ditë praktikë, por duke paguar dyfishin e çmimit.
Gazetari i Fiksit u paraqit në autoshkollën A&B në Shkodër ku u interesua për t’u pajisur me patentë për kamion pa kryer asnjë ditë kurs, por thjesht duke ofruar para. Në ditën e provimit të teorisë dhe praktikës, “kursanti” flet me pronarin e autoshkollës “Jaku” para se të hipë në mjet për provimin.
“Mua më ka dhënë 250 000 (të vjetra) për të gjitha. Unë të mbaroj punë. Mos e vrit mendjen për t’i dhënë makinës, më ke mua aty”, thotë pronari i autoshkollës “Jaku”.
Kur “kursanti” hipën në kamion, anëtari i komisionit të patentave i thotë që të ecë ngadalë pasi e kupton që personi që kërkon të marrë patentë kamioni nuk ia ka idenë drejtimit të tij. Pasi bën vetëm pak metra me ndihmën e anëtarit të komisionit që i thotë si të veprojë gjatë gjithë kohës, provimi përfundon me “sukses” dhe patenta merret.
Për këtë çështje ka reaguar edhe drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu: “Ju përshëndes për ndjekjen e këtij problemi. Autoshkolla që ka dalë në emisionin “Fiks Fare” nuk është e licensuar nga ana jonë. Ne nuk ia kemi dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit. Kjo është një autoshkollë që bën pjesën e sekserit. Cështja është në Prokurori.”
Top Channel