Bayern Munich fiton me lehtësi ndaj Braunschweig dhe kalon në çerekfinale të kupës

05/03/2015 00:00

Kupa e Gjermanisë ka mësuar edhe 4 skuadrat e tjera çerekfinaliste. Bayern Munich është një prej ekipeve të kualifikuara për në raundin tjetër të këtij aktiviteti, pasi mundi Eintracht Braunschëeig 2-0.

David Alaba, me një goditje dënimi në fundin e pjesës së parë, ishte ai që u dha avantazhin bavarezëve, ndërkohë që në pjesën e dytë Mario Goetze vulosi shifrat në 2-0.

Për në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë u kualifikuan edhe Borussia Moenchengladbach, e cila mund Offenbach 0-2. Një vend mes 8 më të mirave zuri edhe Wolfsburg-u që mposhti  Leipzig-un 0-2.

Ndërsa  Arminia Bielefeld shkaktoi surprizën, duke eliminuar Werder Bremen pas fitores 3-1.

Top Channel