
Barcelona është skuadra e parë finaliste e Kupës së Mbretit. Në “El Madrigal” ku u zhvillua ndeshja e kthimit, skuadra blaugrana fitoi sërish 3-1 ndaj Vilarealit, aq sa edhe në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.
Neymar zhbllokon ndeshjen pas 3 minutash, ndërkohë që brenda pjesës së parë Do Santos baraspeshon përkohësisht.
Në pjesën e dytë mendojnë Suarez dhe sërish Neymar për të çuar shifrat në 3-1 dhe në një total 6-2 për të dyja ndeshjet e kësaj gjysmëfinaleje mes Barcelonës dhe Vilarealit.
Me Barcelonën ne finale do të përballet Bilbao, skuadër që mundi Espanjolin 2-0 në ndeshjen e dytë, ndërkohë që ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në barazim 1-1.
Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 30 maj.
Top Channel