" /> ">

Presidenti i Flamurtarit akuzon të vetët: E shitën!!!

04/03/2015 00:00

Humbjen në “Niko Dovana” përballë Partizanit nuk e ka kapërdirë jo vetëm tifozët, por as Presidenti i skuadrës së Flamurtarit.

Në faqen zyrtare të Flamurtarit, Presidenti Sinan Idrizi ka reaguar duke e cilësuar si të turpshme paraqitjen e lojtarëve të tij, që i akuzon edhe për shitje të ndeshjes.

“Sot turpin e ka bërë Flamurtari dhe lojtarët e tij. Sot fanella e Flamurtarit është shitur (emrat do t’i mësoni shumë shpejt) dhe mbi të gjitha ja dolën të na marrin trofeun që me aq mund e fituam,trofeun e dinjitetit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë prej klubit.

“Nga sot marrëdhënia jonë si drejtues ndaj çdo individi në klubin Flamurtari do të rishikohet dhe nga sot të gjithë lojtarët e klubit do të sanksionohen. Kjo është masa administrative, ndërkohë që nga nesër masat do të jenë edhe ligjore. Si president i kërkoj bordit mbledhje urgjente ditën e nesërme. Prisni dhe do shihni…”, shton Idrizi.

Top Channel