Vllaznia shkarkon trajnerin Raineri

03/03/2015 00:00

Bordi Drejtues i Klubit Vllaznia ka shkarkuar në mesditë trajnerin e skuadrës,  Baldo Ranierin i cili mori drejtimin e Vllaznisë në muajin qershor të vitit 2014.

Në vend të teknikut  Ranieri, Bordi Drejtues ka emëruar si trajner të Vllaznisë Luan Zmijanin, ish-lojtar i kësaj skuadre. Në fjalën e tij Zmijani deklaron se shpreson për një ripërtëritje  të situatës tek Vllaznia.

Aktualisht shkodranët ndodhen në vendin e shtatë me 27 pike dhe kjo situatë larg objektivave të klubit është bërë dhe shkak i shkarkimit të  trajnerit Ranieri.

Top Channel