F1, bastet favorizojnë Hamilton

03/03/2015 00:00

Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në provat parasezonale në Formula 1, “Mercedes” vazhdon të jetë më e favorizuara nga kompanitë e basteve.

Sipas tyre, skuderia gjermane, e cila është kuotuar me 1,06, ka më shumë shanse se të tjerat që në fund të fitojë titullin për konstruktorë.

E njëjta situatë është dhe sa i takon kuotimit të pilotëve, ku Lewis Hamilton mbetet superfavorit ndaj të tjerëve.

I vetmi që mund të duelojë me britanikun për titullin kampion është shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg, pasi të tjerët, përfshirë këtu edhe Sebastian Vettel, janë shumë larg.

Lajmi i mirë për ferraristët është se kuotimet e kanë rikthyer skuadrën italiane në vend të dytë si pretendente, duke lënë pas “Williams” dhe “Red Bull”.

Top Channel