F1, Alonso do të mungojë në Australi

03/03/2015 00:00

Fernando Alonso nuk do të garojë në Australi. Piloti spanjoll i McLaren pësoi një aksident të rëndë të dielën e 22 shkurtit në pistën e Montmelosë gjatë testimeve parasezonale dhe mjekët i kanë rekomanduar të mos jetë pjesë e garës së parë të Kampionatit Botëror të Formulës 1, në program më 15 mars.

Mjekët mendojnë se gjendja e Alonsos është e mirë, por piloti ka nevojë për disa ditë më shumë pushim para se të kthehet në pistë.

Në këtë mënyrë, në Cmimin e Madh të Australisë dy makinat McLaren do të drejtohen nga Jenson Button dhe Kevin Magnussen, me danezin që do të zëvendësojë Alonson.  

Rikthimi në pistë i ish-pilotit të Ferrarit pritet në garën e Malajzisë, që do të zhvillohet në 29 mars.

Në Twitter, Alonso ka komentuar: “Është e vështirë për mua të mungoj në Australi, por nuk dua të rrezikoj një goditje të dytë brenda një kohe të shkurtër.”

Top Channel