Tenis, Nadal fiton turneun e Buenos Airesit

02/03/2015 00:00

Rafael Nadal fitoi turneun e Buenos Airesit pasi mundi në finale Juan Monaco në dy sete (6-4 dhe 6-1). Ky është suksesi i parë i tenistit spanjoll për këtë vit.

Numri 4 i tenisit për meshkuj ruajti përqendrimin dhe tregoi një nivel të mirë loje, edhe pse ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të shiut.

Ky është titulli i 65 në karrierë për Rafael Nadal, i cili titullin e fundit e kishte fituar para 9 muajsh, në Grand Slam-in e Roland Garros-it.

Top Channel