Tenis, Federer triumfon në Dubai
01/03/2015 00:00
Roger Federer fitoi turneut e Dubait duke mundur në finale numrin 1 të botës, serbin Novak Djokovic. Zvicerani dominoi lojën gjatë 1 ore e 24 minutash për të fituar ndeshjen e tretë radhazi ndaj Djokovicit, të cilin e mundi vitin e kaluar në gjysmëfinalet e Dubait dhe në finalen e Shangait.
Rezultati i takimit: 6-3 dhe 7-5 për numrin 2 të botës në tenisin e meshkujve.
Kjo është fitorja e shtatë në karrierë e Federerit në turneun e Dubait dhe trofeu i dytë gjatë këtij viti, pas atij të fituar në Brisbejn.
Në total, triumfi në Dubai është i 84-ti në karrierë për tenistin nga Zvicra.
Top Channel