Lacio fiton bindshëm dhe shpreson ende për vendin e tretë

01/03/2015 00:00

Lacio mori një fitore të pastër, 3-0, ndaj Sasuolos , në fushën e kësaj të fundit, duke mbetur një prej rivaleve kryesore të Napolit për vendin e tretë.

Felipe Anderson, Miroslav Klose dhe Marco Parolo ishin autorët e tre golave për kryeqytetasit ndaj Sasuolos, e cila u tregua tejet e pafuqishme në këtë 90 minutësh.

Me këtë tre pikësh, Lacio shkon në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se Napoli i vendit të tretë, i cili do të ndeshet në mbrëmje me Torinon.

Të dielën u luajtën edhe 3 sfida të tjera të javës së 25-të të Serisë A, ku Atalanta u mposht 1-2 nga Sampdoria, Cezena fitoi në fushën e saj 1-0 ndaj Udineses, ndërsa Palermo-Empoli përfundoi pa gola.

Top Channel