Sekuestrohen armë dhe drogë në Malësinë e Madhe

28/02/2015 00:00

Një arsenal armësh dhe municionesh, si dhe lëndë narkotike e tipit kanabis janë sekuestruar pas një aksioni të policisë në fshatin Nikç të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Lukë Isufaj, 58 vjeç, pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

90 kapsolla, 3 rrota me fitil zjarrpërcjellës, 3 kallëpe tritol, 120 fishekë pistolete, 13 fishekë për armë automatike model “56” dhe një qese plastike me 1.5 kg hashash.

Ndaj 58-vjeçarit Isufaj policia ka ngritur akuzat e mbatjes pa leje të armëve luftarake dhe prodhimit e tregtimit të lëndëve narkotike.

Top Channel