Basha: Dhuna, alternativa e vetme e kësaj qeverie

28/02/2015 00:00

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka denoncuar aktet e dhunës që institucionet shtetërore po ushtrojnë sipas tij ndaj qytetarëve, nën urdhërat politikë të qeverisë.

“Dhunë në Kamëz, dhunë në komisariatin 5, dhunë tek greva e urisë. Vendi zien, revolta rritet. Rama nuk ka ndërmend të dëgjoje e të japë zgjidhje. Oferta e tij e vetme është dhuna. Do të mbajë përgjegjesi ai dhe gjithë shërbyesit e tij të porosive politike me uniformën e shtetit.

U bëj thirrje efektivëve të policisë të mos përlyejnë më tej uniformën, të mos zbatojnë verbërisht urdhërat politikë për dhunimin e qytetarëve dhe të rinjve që po kërkojnë të drejta ekonomike e drejtësi në arsim!

Për çdo shkelje dhe dhunim do japin llogari para ligjit! I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës mos të rrijë duarkryq para këtyre veprave kriminale por të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe urdhëruesit e tyre.

Mosveprimi i institucioneve kur dhunohen të drejtat dhe liritë themelore shkatërron nga themelet besimin dhe respektin për to”, shprehet Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA