Gjermani, infermieri dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 30 pacientëve

26/02/2015 00:00

Një ish-infermier në Gjermani, i cili pranoi vrasjen e më shumë se 30 pacientëve me mbidoza vdekjeprurëse është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykata në veri të vendit.

Personi i identifikuar si Niels H, 38 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Vrasjet janë kryer në një klinikë në Delmenhorst, ku ai punoi nga 2003 deri në vitin 2005. 38-vjeçari pranoi vrasjet dhe i kërkoi falje të afërmve të viktimave.

Infermieri akuzohet se i ka injektuar pacientëve mjekime që duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve, sepse mund të shkaktojnë reaksione fatale kardiovaskulare.

Prokurori i në gjykatën e Oldenburg tha se ai donte të demonstronte aftësitë e tij të “shkëlqyera”, siç vetë ai i përshkroi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA