Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar këtë të mërkurë seanca ndaj Naser Kelmendit, personi i akuzuar për vrasje, krim të organizuar dhe trafik droge.
Gjatë seancës është diskutuar për dëshmitarët e ardhshëm të këtij procesi, si dhe janë listuar 31 provat e paraqituara nga prokuroria.
Sipas avokatit të Kelmendit, Besnik Berisha, ky proces dita ditës po cënon të drejtën e klientit të tij për një gjykim të shpejtë dhe në kohë të arsyeshme për faktin se dëshmitarët e propozuar deri më tani nuk po paraqiten. Ai propozon që të reduktohet lista e gjatë me dëshmitarë.
Naser Kelmendi, i cili ka edhe nështetësi boshnjake, u arrestua më 6 maj 2013 nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar. Emri i tij figuron edhe në Aktin e Bosëve të Narkotikut të Departamentit amerikan tëThesarit.
Top Channel