Klopp: I dhuruam dy gola Juventusit
25/02/2015 00:00
Jurgen Klopp, trajneri i Borussia Dortmund, mendon se skuadra e tij u mund nga Juventusi pasi i fali dy gola kundërshtarëve.
Në deklaratat pas humbjes 2-1 në Itali, Klopp nuk e fshehu hidhërimin për gabimet e lojtarëve të tij: “I dhuruam dy gola Juventusit. Gjithsesi, kemi ende shpresa në ndeshjen e kthimit. Duhet ta fitojmë atë takim për të kaluar më tej.”
Trajneri i verdhezinjve ka ankesa edhe për gjykimin e ndeshjes: “Nuk më pëlqyen disa vendime të gjyqtarit. Për shembull ishte një goditje me bërryl e Pogba që të paktën duhej të ndëshkohej me karton të verdhë.”
Në lidhje me ndeshjen e kthimit, Klopp tha: “Duhet të shfrytëzojmë mbështetjen e publikut tonë.”
Top Channel