Dekriminalizimi, ligji me shpejtësi për të kapur edhe zgjedhjet vendore

25/02/2015 00:00

Pavarësisht se Komisioni i Posaçëm, për atë që quhet procesi i
dekriminilizimin në politikë dhe administratë, ka një afat për të
përfunduar paketën ligjore në qershor, demokratët propozojnë të ecet me
shpejt për të penguar kandidimin në zgjedhjet e 21 qershorit të
personave me precedentë kriminalë.

Ne propozimin e Eduart Halimit ra ne sy pohimi i qarte se kandidatët zgjidhen nga kryetari dhe në këtë të fundit nuk bëri asnjë dallim mes partive.

“Ne e dimë se ka patur gjatë kësaj legjislature, por edhe më parë, kryetarë të komunave apo njësive bashkiake, të cilët kanë patur rekorde kriminale, disa edhe janë arrestuar nga agjencitë e zbatimit tw ligjit dhe këta persona me precedencë kriminale nuk vijnë në administratë vetë, këta i futin kryetarët e partive dhe ky është fakt. Ata i emërojnw, ata i caktojnë, ndaj edhe besoj se duhet të ecim shpejt në mënyrë që të hartojmë një paketë ligjesh sa më koncize, për të mos i lënë mundësi kryetarëve të partive, që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojnë persona me precedentë penalë”, tha Halimi.
 
Propozimi i Eduart Halimit u bë në të parën mbledhje te Komisionit te Posaçëm per zbatimin e rezolutës së përbashket mazhorancë – opozitë, një Komision që siç u pohua edhe nga kryetari Oerd Bylykbashi ka nje detyre jo te lehte, per te percaktuar me ligj kush nuk duhet te jete pjese e politikes dhe administrates.

“Unë uroj që ky Komision dhe besoj që ky Komision do të funksionojë me vullnet pozitiv për të gjetur të gjitha zgjidhjet legjislative, siç kërkon rezoluta për çështjen e personave me rekorde kriminale, në Parlament apo në administratë, tani dhe në të ardhmen”, tha Bylykbashi.

“Shpresoj që kolegët e Partisë Demokratike të bien dakort bashkë me ne, që çdo lloj konkluzioni ta bëjmë në fund dhe jo të bëjmë konkluzionet në fillim pa filluar ende punë”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Spartak Braho beri nje propozim tjeter. Deri ne perfundimin e hartimit tw paketws ligjore, asnje nga palet te mos akuzoje me emra konkrete palen tjeter si kriminelë.

“Nëqoftëse do të vazhdoni të përdorni fjalën ‘kriminelë’, duke cilësuar njërin apo tjetrin, pavarësisht kaheve politike, unë çdo mbledhje Komisioni do të them që ‘kryekrimineli’ është Sali Berisha”, tha Braho.

Top Channel