Tifozi i Elches humb jetën para ndeshjes me Realin
23/02/2015 00:00
Një tifoz i Elches ka vdekur para fillimit të ndeshjes Elche-Real Madrid, ndeshje që u luajt të dielën në mbrëmje dhe që përfundoi me fitoren 0-2 të madrilenëve. Tifozi ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit ’Martínez Valero’.
Elche ka bërë të ditur për Efe se bëhet fjalë për 63-vjeçarin Jose Pomares Sanchez, i cili ishte i abonuar për ndeshjet brenda të skuadrës modeste spanjolle.
Tifozi kishte probleme me diabetin dhe tensionin e lartë dhe i ka rënë të fikët në shkallët e stadiumit 40 minuta para fillimit të takimit. Shërbimet e urgjencës i kanë ardhur në ndihmë me masazhe kardiake dhe e kanë dërguar me ambulancë në spital, por tifozi ka humbur jetën gjatë rrugës.
Top Channel