Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një interviste për një televizion vendas, ka thënë se nuk ka gjasa që të ketë luftë me Ukrainën fqinje.
Putin theksoi gjithashtu mbështetjen e tij për marrëveshjen e Minskut, si rrugën më të mirë të mundshme për të stabilizuar Ukrainën lindore. Ukraina ka thënë vazhdimisht se ka prova të qarta që Rusia po ndihmon rebelët në lindje, diçka që Moska e mohon.
Më herët, ushtria ukrainase bëri të ditur se bombardimet e rebelëve e bëjnë të pamundur tërheqjen e armatimeve të rënda nga vija e fronit, sa u përket forcave qeveritare.
Në intervistën e tij, Putin u pyet nëse ekziston ndonjë kërcënim real për shpërthimin e një lufte, duke parë situatën në lindje të Ukrainës. “Mendoj se një skenar kaq apokaliptik nuk është i mundshëm dhe shpresoj që të mos ndodhë kurrë”, u përgjigj ai. Putin shtoi se nëse marrëveshja e Minskut do të implementohej në tërësi, Ukraina lindore do të “stabilizohej gradualisht”.
“Europa është po aq e interesuar për qëndrueshmërinë atje sa dhe Rusia. Askush nuk kërkon konflikte shumë pranë Europës, e aq më tepër një konflikt të armatosur”, përfundoi ai.
Top Channel