Pogradec, tentojnë të grabisin dyqanin, dhunojnë pronarin
21/02/2015 00:00
Disa persona kanë tentuar të grabisin me dhunë një dyqan ushqimor në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte dhe sipas informacioneve policore, agresorët kanë sulmuar me sende të forta pronarin e dyqanit.
Ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar menjëherë për në spitalin e rrethit.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikmin dhe prangosjen e autorëve.
Top Channel