Raul debuton me Cosmos, shënon nga pika e 11-metërshit

20/02/2015 00:00

Ish-kapiteni i Real Madrid, Raul Gonzalez, debutoi me skuadrën e tij të re New York Cosmos në një ndeshje miqësore në Hong Kong. Sulmuesi spanjoll shënoi një gol në serinë e 11-metërshave, pasi 90 minutat përfunduan në barazim 2-2.

Raul u pa në fushë me numrin 7, atë që ka mbajtur gjithmonë te Reali. Ai zhvilloi një ndeshje të “vakët”, me vetëm dy gjuajtje pa rrezikshmëri drejt portës.

Në datën 4 prill pritet debutimi i Raulit në një ndeshje zyrtare me skuadrën e re të tij.

New York Cosmos merr pjesë në kategorinë e dytë të futbollit në SHBA.

Klikoni këtu për të parë golin e parë të Raulit me Cosmos.

Top Channel