Nico Rosberg do të bëhet baba

20/02/2015 00:00

Nëse është e vërtetë ajo që thonte Enzo Ferrari (“Të kesh një fëmijë, për një pilot të Formulës 1 do të thotë të humbasësh 1 sekond për xhiro), atëherë Lewis Hamilton tani do të jetë shumë i lumtur pasi shoku i tij i skuadrës dhe rivali për titull, Nico Rosberg, do të bëhet baba.

Piloti gjerman i Mercedesit ka lajmëruar në Twitter se në muajin gusht bashkëshortja e tij do të lindë vajzë.

“Kohë të lumtura për familjen tonë të vogël! Vivian është shtatzënë dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do të kemi një vajzë në gusht!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA