Ministri Tahiri takon kreun e Byrosë kundër Terrorizmit
20/02/2015 00:00
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar në Uashington me kreun e Byrosë kundër Terrorizmit në DASH, Tina Kaidanov.
Zoti Tahiri informoi zonjën Kaidanov për masat e marra nga Shqipëria në lidhje me terrorizmin.
Ministri i Brendshëm ka theksuar në takim se është “i nevojshëm bashkëpunimi rajonal për të luftuar terrorizmin”.
Nga ana e saj, Tina Kaidanov ka thënë se “Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër terrorizmit”.
Top Channel