Rama sot në Estoni për konferencën Lennart Meri 2026, takime edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit Ish të përndjekurit politikë kanë zgjedhur datën 20 shkurt, ditën kur në
Tiranë, para 24 vitesh u shemb në mënyrë simbolike busti i diktatorit Enver Hoxha,
për të dorëzuar pranë Parlamentit peticionin me 1 mijë firma për hapjen e
të gjitha dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
“Sot me datën 20 shkurt, data e rënies së statujës së dikatorit në Shqipëri, mbyllet edhe peticioni dhe i dërgohet Parlamentit shqiptar bashkë me 1 mijë firma.Unë jam njëri ndër nismëtarët e hapjes së plotë të dosjeve sipas ligjit gjerman dhe jo ndonjë ligji tjetër dhe të behët në mënyrë të pandashme me lustracionin. Përndryshe ligjet gjysmake amnistojnë strukturat e larta të Partisë së Punës dhe Sigurisë së Shtetit që të gjithë janë në sistemin e drejtësisë, në arsim, në Parlament dhe kudo tjetër gjetkë”, thotë Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit.
Tufa ka kerkuar qe te ndryshohen edhe tekstet e historise me te cilat mesojne femijet shqiptare.
Kerkesa per hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit eshte shoqeruar edhe me promovimin e 12 titujsh librash permes te cilave jane deshmuar krimet e kryera gjate periudhes se diktatures komuniste.
Top Channel